Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot familjarë të dëshmorëve në kullën e Nikajve në Kaçanik, raporton Fol Drejt.
“Sot së bashku me Albanin djalin e heroit, Skënder Çeku ishim në Kaçanik në kullën e Nikajve ku u pritëm nga familjarët e katër dëshmorëve, kjo kullë është shndërruar në muze të dëshmorëve.
Feriz Guri – Komandant Shpata, Sadik Guri, Xhevdet Guri dhe Qemajl Guri ishin ata tē cilët iu bashkuan Ushtrisē Çlirimtare të Kosovës qysh nga celulat e para të formimit të saj në Kaçanik.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se ata ishin të trajnuar e të stërvitur mirë, të mprehtë e të guximshëm, të vendosur dhe të pakthyeshëm në rrugën e tyre drejt lirisë.
“Luftetarë të tillë padyshim që ngadhënjejnë mbi çdo luftë e çdo armik.
Populli i Kosovës do të fitonte lirinë falë samrificës së tyre dhe gjithë dëshmorëve të kombit. Të gjithë duhet të nderohen e kujtohen përherë.”, u shpreh tutje Mehaj. /FolDrejt/