Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, u takua sot me zëvendësministrin e kësaj ministrie, Kreshnik Ahmetin.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në takim me zv.Ministrin Kreshnik Ahmeti, diskutuam rreth planit të zgjerimit të partneritetit me shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së, zgjerimit të rrjetit të atasheve dhe bashkëpunimit në fushën ushtarake.
Ky vit do të jetë vazhdimësi e punës intenzive në funksion të arritjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me forcat e armatosura të shteteve tjera me të cilat ndajmë vlera e synime të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/