Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se gjatë paradites së sotme takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në kuadër bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik, sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen.
Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së kapaciteteve tona profesionale, operacionale dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ushtrisë së shtetit tonë”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/