Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se sot takoi anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot prita në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilët përkrah ushtarakëve tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për disa ditë me rradhë kanë kontribuar në misionin e kërkim-shpëtimit të të mbijetuarve dhe viktimave të tërmetit në Republikën e Turqisë.
Gatishmëria e tyre që vullnetarisht të bëhen pjesë e këtij misioni flet shumë për personalitetin e tyre, e profesionalizmi i shfaqur përgjatë ditëve të angazhimit është pasqyra më e mirë që një qytetar mund të prezantoj për shtetin e tij.
Jemi mirënjohës e krenar për punën tuaj!”, u shpreh Mehaj në Facebook./FolDrejt/