Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me familjarë të ushtarëve që ndodhen në misione ushtarake jashtë Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Mehaj, i cili tutje ka thënë se u ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e lartë për kontributin e tyre prindor e familjar për motivimin patriotik të bijve e bijave të tyre për shërbim vetëmohues ndaj Kombit e Atdheut përkrah forcave të aleatëve të Kosovës.
“Gjithashtu i njoftova se nga përvoja personale në operacione shumëkombëshe, kam realizuar rregullore të veçantë për përkujdesje institucionale ndaj familjarëve të ushtarakëve tanë gjatë dhe pas kohës së shërbimit në mision.
Krenaria jonë dhe e familjarëve ishte e përbashkët duke ditur se ushtarakët tanë në misione të tilla janë ambasadorët më të mirë të Ushtrisë dhe Republikës sonë.”, ka shkruar Mehaj në facebook./FolDrejt/