Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se është takuar me këshilltarin për siguri të Kryeministres së Bangladeshit.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në kuadër të vizitës zyrtare në Bangladesh, sot kam takuar, z. Tarique Ahmed Siddique këshilltar për siguri i Kryeministres së Bangladeshit.
Gjatë takimi në të cilin isha i shoqëruar nga Gjeneral, Gëzim Hazrolli, ambasadori ynë në Bangladesh, Güner Ureya, toger, Arelena Shala dhe sekretar, Afrim Berisha, diskutuam për bashkëpunimin mes vendeve tona me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes. Së bashku me z. Tarique u dakorduam që të fillojmë procesin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Gjithashtu, ne kemi ofruar ndihmën tonë që të trajnojmë ushtrinë e Bangdeshit në fushën e deminimit, kërkim – shpëtimit, largimin e materieve të rrezikshme.
Theksuam raportet tona të pandashme me SHBA, dhe rëndësinë tonë jetike për të qenë në aleancë të përhershme me SHBA dhe NATO”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/