Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Rifat Jasharin, ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Gjatë rrugës tonë për zhvillimin e ushtrisë nuk kishin se si të mungonin këshillat e bacës Rifat Jashari. Ai është heroi i gjallë mes nesh, i cili vazhdimisht përkujdeset që me mesazhet e tij të unifikoj të gjithë.
Në rrugën që kemi përpara, vetëm bashkë mund të ecim. Baca Rifat i ka dhënë shumë kombit tonë dhe asnjëherë nuk ka marrë asgjë, ai është trashëgimia më e rëndësishme e qëndresës tonë heroike.
Zhvillimin e ushtrisë tonë, do ta bëjmë gjithmonë duke kujtuar rrugën, sakrificën dhe mundin e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve tanë të lirisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook, transmeton Fol Drejt.