Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se ka pasur kënaqësinë që të punoj me ish-shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Bajram Begaj, tani i zgjedhur si president i Shqipërisë.
Mehaj tha se duke njohur vlerat njerëzore të Begajt, ka besim të plotë që bashkëpunimi mes dyja vendeve do të thellohet edhe më tej me përmbajtje e dinamikë të re.
“Duke njohur vlerat tuaja njerëzore, kombëtare e profesionale, kam besimin e plotë se edhe nga pozita e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura do të ndikoni që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej me përmbajtje e dinamikë të re” – tha Mehaj.