Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 248 vjetorin e krijimit të ushtrisë, raporton Fol Drejt.
“Roli dhe rëndësia e tyre ka qenë e jashtëzakonshme në vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo në botë. Vendi ynë ka qenë me fat që në krah të vet ka arritur të ketë një aleat të fuqishëm si ShBA-të. Çlirimi i vendit dhe ndërtimi i institucioneve tona demokratike është bërë pikërisht me ndihmën e çmuar dhe të patjetërsueshme të tyre.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë institucionet në atë nivel që të jetë partner i besueshëm dhe i gatshëm për të kontribuar me ushtri kudo që na kërkohet nga partneri ynë strategjik.
“Kështu kemi vepruar edhe gjatë këtyre dy viteteve ku kemi marrë pjesë në operacione humanitate me kërkesë direkte nga ShBA-të. Paqja dhe liria pa ShBA-të nuk do të ishte e imagjinueshme, prandaj ne iu jemi falënderues gjithmonë. Ne do të jemi gjithmonë krahë për krahë me ju.
Urime popullit amerikanë 248 vjetori i krijimit të ushtrisë më të fuqishme në botë!”, shtoi tutje Mehaj. /FolDrejt/