Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarakët e FSK-së po kryejnë trajnime për operacione gjatë natës, shkruan Fol Drejt.
“Kompania 1A e Regjimentit të parë të Forcave Tokësore, ka realizuar trajnimin “Patrullat Luftarake gjatë natës”. Në kuadër të trajnimet janë realizuar ushtrime për Detyrat Kyçe Kolektive të njësisë në kushte të natës.”, shkruoi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se gjatë kësaj kohe janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operimi në zona urbane, dhe janë realizuar gjuajtje reale.
Ai shtoi se qëllimi i trajnimit ka qenë ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate. /FolDrejt/