Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bashkë me deputetin nga radhëet e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, mori pjesë në zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Afrim Sojku, në Has të Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij aktiviteti, ministri Mehaj ngriti lart Betejën e Koshares, duke e cilësuar ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.
“Sot në Has të Prizrenit, në fshatin Stajk së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Arbër Rexhaj, familjarët, përfaqësues fetarë dhe qytetarë të Hasit, morëm pjesë në zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Afrim Stojku.
Beteja e Koshares ishte ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e tillë sepse në të vepronin eprorë dhe ushtarë të guximshëm të cilët nuk njihnin frikë as dorëzim, ndër ta ishte edhe Afrim Stojku. “, është shprehur Mehaj në një postim në Facebook.
“Ushtria e Republikës së Kosovës si pasardhëse e UÇK-së, është duke u forcuar çdo ditë sipas ëndrrës së dëshmorëve dhe martirëve tanë. Zhvillimin e forcës tonë nuk mund ta ndalë e as ta ngadalësoj askush, ajo do tashmë është në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-së dhe është duke avancuar çdo ditë.
Ata të cilët ranë për atdhe, na mundësuan ditët që jetojmë sot.
Lavdi!”, ka shtuar ai tutje./FolDrejt/