Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se grupi i radhës i Forcës së Sigurisë së Kosovës është dërguar për sfidën e mbijetesës.
Sipas Mehajt, ky kurs është krijuar për të ofruar përvojë sfiduese, në mënyrë që komandot tona të mund të mësojnë aftësi të testuara me kohë në terren dhe mentalitet që është i vlefshëm për çdo manovër në fushëbetejë”.
“Vazhdojmë me grupin e radhës në sfidën e mbijetesës. Ky kurs është krijuar për të ofruar përvojë sfiduese, në mënyrë që komandot tona të mund të mësojnë aftësi të testuara me kohë në terren dhe mentalitet që është i vlefshëm për çdo manovër në fushëbetejë”.