Ushtarët e FSK-së kanë vazhduar trajnimet për kërkim-shpëtim në kushte të vështira dimërore.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, transmeton Fol Drejt.
“Teknikat e kërkim- shpëtimit malor në kushte dimërore si ato bazë të skijimit, kërkimit në ortekë bore, qasja tek personat e ngecur në orteqe dhe teleferik, bartja e tyre me barelën e posaçme për borë, si dhe pajisjet specialistike për evakuim, ishin temat e trajnimit të realizuar nga specialistët tanë.
Vazhdojmë me sukseset e radhës!”, ka shkruar Mehaj në një postim në facebook./FolDrejt/