Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi rreth situatës së ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po e vazhdojnë misionin për të ndihmuar në shpëtimin e sa më shumë njerëzve në Turqi.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook ku paraqiti edhe shumë pamje nga vendi i ngjarjes, përcjell Fol Drejt.
“Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë.
Kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpërtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.
Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.
Orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/