Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Shkëlzen Berisha, shkruan Fol Drejt.
“Pozhari i Demë Ali Pozharit vazhdoi traditën e luftëtarëve të lirisë brez pas brezi deri te Dëshmori i Kombit, Shkëlzen Berisha i cili ishte ndër ushtarët më të rinj të gjithë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se Shkëlzeni ia fali jetën e tij lirisë së kombit dhe atdheut në lule të rinisë duke ruajtur traditën e sakrificës dhe heroizimit të të parëve të tij.
“Qofshin të përjetshme kujtimi, nderi dhe krenaria për Dëshmorin Shkëlzen Berishën dhe gjithë të rënët për liri!”, shtoi në fund ministri Mehaj. /FolDrejt/