Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Ahmet Shala, shkruan Fol Drejt.
“Loxha kreshnike ishte logu i burrave të besës, nderit, trimërisë e lavdisë gjatë gjithë historisë sonë kombëtare.
Traditën e Loxhës heroike e ruajtën dhe madhështuan edhe burrat e mëdhenj, luftëtarë të UÇK-së, si Dëshmori i Kombit Ahmet Shala.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se sot ishte në mesin e familjarëve të tij, duke përkujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën madhështore të tij deri në flijim.
“I lavdishëm gjithmonë Heroi Ahmet Shala dhe gjithë të rënët për lirinë e kombit dhe atdheut!”, shkroi Mehaj në fund. /FolDrej/