Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot familjen e familjen e dëshmorit, Avni Selmani nga komuna Besianës, raporton Fol Drejt.
Mehaj tha se dëshmori Selmani ishte gjithnjë i gatshëm për t’i shërbyer atdheut me nder e përkushtim.
“Në Llap, vizitë në familjen e dëshmorit, Avni Selmani nga komuna Besianës.
Si do të mund të ishte ndryshe një i ri i cili udhërrëfyes dhe hero të vet e ka Adem Demaçin?
Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se një i ri i dashuruar thellësisht në vendin e vet, në tokën e atdheun e tij. Dhe, gjithnjë i gatshëm për t’i shërbyer me nder e përkushtim sepse kështu na mësonte Adem Demaçi me shembullin dhe rezistencën e tij.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj u shpreh se i tillë ishte Avniu, gëzimin më të madh të tij e kishte kur i ishin dhuruar librat e bacës Adem. Nga ato libra edukohej e frymëzohej për rezistencë dhe luftë për liri.
“Rrugëtimi i tij vazhdoi me kyçjen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, i bindur me të drejtë që ishte e vetmja rrugë për çlirimin e Kosovës. Ashtu edhe ndodhi, falë sakrificës së Avniut, shokëve të tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit, vendi ynë arriti të gëzoi lirinë.
Ne do të jemi përjetë mirënjohës kontributit të dëshmorëve për atdhe.
Lavdi!”, shtoi tutje Mehaj. /FolDrejt/