Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas vizitës së familjes së dëshmorit Ekrem Gudaqi, ka theksuar se kujtimi për dëshmorët është i përjetshëm, shkruan Fol Drejt.
“Në Stagovë të Kaçanikut, vizitë familjes së dëshmorit, Ekrem Gudaqi. Në luftën për liri të popullit tonë kontribut të madh kanë dhënë Kaçanikasit të cilët iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i qëndruar besnik atdheut deri në çlirimin përfundimtar.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se njëri nga luftëtarët e UÇK-së, familjen e të cilit e ka vizituar sot është Ekrem Gudaqi. Ai së bashku me shumë trima tjerë të Kaçanikut dhe gjithë Kosovës një herë e përgjithmonë i thanë mjaft shtypjes, përndjekjes dhe robërisë ndaj popullit tonë.
“Kujtimi dhe lavdia për ta, do të mbetet e përjetshme!”, shkroi Mehaj në fund. /FolDrejt/