Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi sot familjen e dëshmorit, Elfir Behrami.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në lagjen e dëshmorëve në Podujevë, vizitë familjes së dëshmorit, Elfir Behrami.
Aktivitetin e tij dëshmori, Elfir Behrami e kishte filluar qysh në demostratat dhe protestat studentore, e që nuk mungonte në asnjërën prej tyre. Pastaj pas shpërthimit të luftës në Kosovë ai i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht kryen stervitjet në Bajgorë në vendin ku djemtë e Llapit përgatitëshin intensivisht e më pas merrnin armët dhe vendoseshin në frontet e luftës.
Në aksione e beteja ai tregonte shkathtësi të jashtëzakonshme, me bashkëluftetarët e tij shpartallonin armikun. Qëndresa e tij heroike dhe e shokëve dëshmonte vendosmërinë dhe guximin që kishin. Kështu ishte deri në rënien e tij, vendi në të cilin Elfiri u përjetësua ishte i mbushur me plot gëzhoja të plumbave, që tregon për ashpërsinë e luftimeve.
Lirinë e kemi falë gjakut të tyre, lavdi të përjetshme”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/