Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Elmi Lestrani, për të cilin tha se së bashku me shokë arritën t’ia sillnin vendit lirinë, Fol Drejt.
“Në Drenas në konakun e tij na priti baca Murat, bashkë me nënën Hanife, prindërit e dëshmorit, Elmi Lestrani. Të shtyer në moshë por me mendje të mprehtë e me kujtesë të kthjellët tregojnë se si djali i tyre u angazhua në radhët e UÇK-së, luftën për liri dhe shokët e afërt të tij.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se ishte pikërisht qëndresa e Jasharajve në Prekaz ajo që nxiti edhe më shumë popullin tonë të kyqeshin në UÇK. Lufta e armatosur ishte e vetmja zgjidhje, ishte rruga nëpërmes së cilës vendi ynë kërkonte lirinë, ishte e vetmja rrugë që shqiptarëve të Kosovës iu kishte mbetur.
“Kontaktet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Elmiu i kishte që nga viti 1996. Që nga ajo kohë ai asnjëherë nuk u nda me shokët e tij, së bashku arritën t’ia sillnin lirinë vendit.”, tha tutje Mehaj.
Në fund, ai premtoi se ne do të jemi gjithmonë mirënjohes për kontributin dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve të kombit. /FolDrejt/