Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Ersan Mazreku në Prizren, nga ku tha se dëshmorët janë ata që na mundësuan të jetojmë të lirë, shkruan Fol Drejt.
“Në Prizren vizituam familjen e dëshmorit, Ersan Mazreku.
Republika e Kosovës është e të gjithë atyre që e duan, e respektojnë dhe i shërbejnë me përkushtim e krenari. I tillë ka qenë edhe dëshmori nga radhët e komunitetit turk, Ersan Mazreku.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se Ersani shte i ri në moshë, por i vendosur për të shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përmes saj t’i shërbej popullit dhe Republikës.
“Dëshmorët tanë janë ata që na mundësuan të jetojmë të lirë, respektin dhe nderimin për ta e kemi obligim mbarëkombëtar.
Lavdi!”, shtoi në fund Mehaj. /FolDrejt/