Ministri i Mbrojtjes, Arrmend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Faton Xhylani nga Baica e Drenasit, nga ku tha se falë gjakut të derdhur të Fatonit dhe shumë dëshmorëve tjerë, populli ynë jeton në liri, shkruan Fol Drejt.
“Është vërtetë emocionuese të dëgjosh familjarët derisa rrëfejnë kujtimet për Fatonin, për vullnetin, guximin e vendosmërinë e tij. Të veçantë e bën fakti që ai ishte vetëm 17 vjeç, kaq i ri e me gjithë këto virtyte, vetëm të rinjtë shqiptar dinë të jenë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se ai ishte ushtar shtat hedhur, i heshtur e vigjilent në çdo situatë dhe se ishte nisur për furnizime me armatim nga Shqiperia, duke thënë: “Mos vdeksha pa shkelë këmba ime në shqipëri, pa i kalu shtigjet e ushtarëve të UÇK-së nëpër të cilat sjellin armatim”, dëshirë kjo të cilën e realizoi së bashku me shumë shokë.
“Falë gjakut të derdhur të Fatonit dhe shumë dëshmorëve tanë, populli ynë jeton në liri.”, tha Mehaj në fund. /FolDrejt/