Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot familjen e dëshmorit Tafil Osmani në Shipol të Mitrovicës, ku theksoi se dëshmorët do të mbeten përherë themeltarët e Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Në Shipol të Mitrovicës, vizitë familjes së dëshmorit, Tafil Osmani.
Ngjarjet të cilat zhvilloheshin në fund të viteve 90′ dhe fillimi i mobilizimit të popullit për luftë çlirimtare, bënë që Tafili menjëherë të kthehet në vendlindje nga Italia ku kishte emigraur më herët, duke iu përgjigjur thirrjes dhe ju bashkua radhëve të UÇK-së, ai u kthye përmes Shqipërisë dhe pas disa ditësh me shumë bashkëluftëtarë të tjerë hyjnë në Frontin e Koshares, ku do të zhvillohej beteja më e lavdishme në historinë e UÇK-ës.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se dëshmori Osmani ka marrë pjesë në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, duke treguar guxim dhe trimëri të jashtëzakonshme. Ai ka rënë dëshmor me 6 maj 1999 pas luftimeve të ashpra me forcat paramilitare e kriminale serbe.
“Dëshmorët tonë do të mbeten përherë themeltarët e Republikës sonë, të cilën në do ta ruajmë e mbrojmë kurdo që kërkohet.
Lavdi të përjetshme!”, shtoi Mehaj në fund. /FolDrejt/