Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka qëndruar për vizitë në familjen Haradinaj.
Kjo vizitë është bërë me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt.
Mehaj ka ngritur lart kontributin e familjes Haradinaj, duke thënë se i ka dhënë Kosovës gjeneralë të luftës, të cilët me trimëri dhe përkushtim i dolën zot dhe i shërbyen atdheut.
“Sot në përvjetorin e 5-të të ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, ishim për vizitë tek nëna Rukë.
Familja Haradinaj ka qenë familje e cila i ka dhënë vendit tonë Gjeneralë të luftës të cilët me trimëri e përkushtim i dolën zot dhe i shërbyen atdheut.
Baca Hilmi në krye të kësaj familje, ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe baba i heronjve të lirisë. Respekti dhe kujtimi për të do të mbesin gjithmonë të veçanta.
Vepra e tij do të kujtohet gjithmonë.
Lavdi!”, është shprehur Mehaj./FolDrejt/