Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot varrin e e dëshmorit Bekim Berisha, ndërsa ka theksuar se Abeja ishte një nga strategët më të mëdhenj të luftës, shkruan Fol Drejt.
“Tek varri i dëshmorit, Bekim Berisha (Abeja), sot së bashku me familjen e tij, oficerë nga Shqipëria dhe Kroacia, ishim për nderime te varri i heroit të luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se në të tri luftërat, Gjeneral Bekim Berisha luftoi kundër forcave paramilitare serbe. Ai ishte njëri nga strategët më të mëdhenjë të luftës, i stërvitur, me përvojë dhe i jashtëzakonshëm në përballje me armikun.
“Ushtarakët si Abeja janë të rrallë, janë shumë të rrallë dhe papërsëritshëm.
Sot e çdo ditë tjetër nderojmë veprën dhe sakrificën e tij.
Lavdi”, shkroi tutje Mehaj. /FolDrejt/