Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot ka vizituar Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë, shkruan Fol Drejt.
“Me të përfunduar takimet me krerët e shteteve pjesëmarrëse në forum, sot vizitova Zyren e Interesave të Kosovës në Athinë, ku u mirëprita nga i ngarkuari me punë z.Fitim Gllareva. Nga z. Gllareva u njoftova për aktivitetet e zyres e cila ka rëndësi të veçantë për koordinime me institucionet e Greqisë, të cilin dhe e falenderova për angazhimin e tij dhe të ekipit të kësaj zyre.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se së bashku me të kanë vizituar Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi ku janë pritur nga ambasadorja Luela Hajdaraga, me të cilën kanë diskutuar për disa nga temat e rëndësishme përsa i përket angazhimit të përbashkët Kosovë-Shqipëri, në raport me politikën e jashtme.
“Ishte kënaqësi të shohim bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Zyres së Interesave të Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë.
Së bashku jemi më të fortë!”, shtoi në fund Mehaj. /FolDrejt/