Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vlerësuar lart kontributin e dëshmorit Ilir Soba pas një vizite që sot i bëri familjes së tij në Gjakovë, shkruan Fol Drejt.
“Në Gjakovë, vizitë familjes së dëshmorit, Ilir Soba.
Që nga mosha e re, Iliri dallohej për formimin e tij atdhetar i cili buronte nga familja. Si nxënës e si studentë gjithnjë merrte pjesë, angazhohej dhe organizonte aktivitete, protesta e demostrata kundër pushtuesit serb. Nuk mund te gjeje ndonjë organizim pjesë e të cilit nuk ishte pjesëmarrës Iliri.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se Iliri ishte student i vitit të tretë kur Iliri u veshi uniformën dhe hyri në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998. Angazhimi i tij ndodhi menjëherë pas sulmeve në Prekaz dhe Gllogjan.
“Nga dita kur veshi uniformën e UÇK-së e deri në rënien e tij heroike, ai luftoi me nder, trimëri dhe vendosmëri të palëkundur.
Lavdi dëshmorit, Ilir Soba dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!”, u shpreh tutje Mehaj. /FolDrejt/