Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vlerësuar rritjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj FSK-së, transmeton Fol Drejt.
“Sipas sondazheve të publikuara nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Insitutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se ky hulumtim vë në pah se 73% e shtetasve tanë besojnë në institucionin e sigurisë, që shënon një rritje prej 7% në raport me sondazhet e vitit 2021.
“Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale.”, u shpreh në fund Mehaj. /FolDrejt/