Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi ndërtimin e një ure mobile nga trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Xhenierët e FSK-së përfundojnë me sukses urën mobile
Me përkushtim dhe punë profesionale, xhenierët e regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar me sukses ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt.
Ushtarakët tanë gjithmonë afër qytetarëve”, u shpreh Mehaj në njoftim./FolDrejt/