Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se sot zhvilloi takimin e radhës me Institutin për Qeverisje të Sigurisë.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në takimin e rradhës me Institutin për Qeverisje të Sigurisë, diskutuam rreth pikave të rëndësishme të cilat janë përfshirë në Stategjinë e Mbrojtjes, draft-konceptin e Komponentës Rezervë, si dhe Agjencinë e Intelegjencës për Siguri dhe Mbrojtje, si dokumente tejet të rëndësishme për rrugëtimin e Forcëss së Sigurisë së Kosovës dhe sigurinë e vendit.
Bashkëpunimi me ekipin e ISG, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira ka qenë ndihmesë e madhe në hartimin e këtyre dokumente.
Ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe implementimi i Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, janë elemente që do ndihmojnë përmbushjen e objektivave tona strategjike”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/