Gazetari Lirim Mehmetaj e ka komentuar aktin e shkarkimit të Ekipit Menaxhues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Fol Drejt.
Sipas një vendimi i cili u bë publik sot, lirimi nga detyra ka hyr në fuqi sot, me nënshkrimin e vendimit nga ministri Elbert Krasniqi.
Për këtë Mehmetaj ka shkruar se:
“Qeveria e paska shkarku ekipin menaxhues për Asociacionin pasi që ky ekip veçse e ka përfundu misionin për çka edhe ka qenë i themeluar.
Kjo i bie që me të përjashtu nga fakulteti pasi që t’i i ke përfundu provimet dhe e ke marrë diplomën.
Na myten për besë.
A e ka kush idenë, përse qeveria nuk e ka shkarku këtë ekip para se ta prezantonte draft-statutin në Bruksel?” – ka shkruar Mehmetaj.
Nuk dihet tamam mandati i Ekipit Menaxhues, nëse ai vërtetë e ka përmbushur misionin për të cilin është themeluar apo jo, ndërsa nga qeveria e as ministria nuk janë dhënë arsyet se pse ka ndodhur ky shkakrim./FolDrejt/