Samedin Mehmeti ka raportuar sot në Komisionin për Siguri, ndërsa ndër të tjera theksoi se po rritet numri i personave që po e braktisin Policinë.
Mehmeti para deputetëve të Kuvendit po ashtu tha se ka 5 vjet që nuk janë blerë uniforma të reja për Njësinë Speciale të Policisë, transmeton Fol Drejt.
“Që 5 vjet nuk është ble uniformë për Njësinë Speciale…”, tha ndër të tjera Mehmeti.
Ai po ashtu tha se po vërehet një rritje e numrit të policëve që po lëshojnë punën.
“Trendi i lëshimit të punës fatkeqësisht po rritet… Nuk i kam shifrat e sakta tani, por po e vërejmë që po rritet…”, u shpreh Mehmeti.
Ai ka folur po ashtu rreth rastit të fundit, ku janë arrestuar rreth 50 policë.
“Nuk mendoj që është dëmtu imazhi, përkundrazi mendoj që integriteti i Policisë mbrohet nëse i largojmë njerëzit që dyshohen për korrupsion. Jo të gjithë ndoshta janë të korruptuar, ose kanë kryer vepra. Na nuk e dimë. Unë e di që na duhet me pas zero tolerancë. Nuk mendoj që ka ndodhë mirë, por mendoj që imazhi i Policisë ruhet në këtë formë. Jemi duke bërë analizë, hetimi i IPK-së është në një fazë delikate. S’mundemi në këtë fazë me marrë shumë veprime rreth punës së përgjegjësisë…”, u shpreh ai./FolDrejt/