Kompania vendore, “Meka Halal Food” ka njoftuar se punëtorëve të kësaj kompanie se nga sot rroga minimale në këtë kompani do të jetë 350.
“Unë kam vendos që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 Euro neto në kompaninë time, pra sigurimi shëndetësor , sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve do të mbulohet nga kompania jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor! Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!”, thuhet në njoftimin e pronarit të kompanisë, Burim Piraj .