Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Mëkati” i Mimozës

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Reagimet e shumta rreth përgjimit ku dëgjohet Mimoza Kusari Lila duke biseduar me një përfaqësues të Listës Serbe, kanë vërshuar rrjetet sociale. Kritikët po thonë se me këtë u zhvesh nga petku i patriotizmit një subjekt që s’është në thelb më shumë se sa populist. Por prej nga erdhën dhe si erdhën këto përgjime? Pastaj, a u diskreditua në të vërtetë Lëvizja Vetëvendosje me këtë rast?

Nga Fol Drejt

Ishte Gazeta “Nacional” e drejtuar nga Berat Buzhala ajo që i nxori në shesh këto përgjime. Figura e këtij të fundit jo rrallë herë është akuzuar për lidhje me Beogradin. Eksponentë të partisë në pushtet, shpesh e kanë cilësuar si “pro Vuçiqit” dhe “kundër Kosovës”, dhe sidomos si një njeri që u shërben oligarkëve. Vetë Buzhala, në një intervistë të dhënë për emisionin televiziv “Me Shukin”, e realizuar në vitin 2015 pranonte se kishte investuar në veri të Kosovës, duke mos e mohuar se kishte bërë biznes me serbët e veriut:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Qyre, ajo u kanë aventura ma fatkeqe, edhe atë e pranoj… e jemja… ka qenë një dëshirë me investu në pjesën veriore… nën njo s’jon kanë pare të mia, ato i kanë investu Buja dhe Akani, janë kanë dikun nja 3, 4 milion euro” – thotë ai në këtë intervistë.

Se konteksti i pasluftës në Kosovë kishte krijuar një shtresë biznesmenësh që kishin lidhje me politikanë e kriminelë, e tregojnë edhe disa burime të tjera. Një raport i përpiluar nga BND-ja gjermane, menjëherë pas luftës, dokument i cili është përmendur në mënyrë ekskluzive nga Fol Drejt, e thotë shumë qartë këtë.

Nga një perspektivë tjetër, por jo më pak të rëndësishme, flet edhe reportazhi i New York Time-s kushtuar figurës kontraverse të Aleksandër Vuçiqit, përkatësisht, kontrollit të këtij të fundit që ka mbi grupet kriminale serbe që veprojnë në veri.

 

POR PËRMBAJTJA E BISEDËS – PËRGJIMIT ËSHTË E RËNDËSISHME, DHE JO BURIMI

Më 2013 në Bruksel Kosova dhe Serbia merren vesh për shuarjen e strukturave paralele, përkatësisht, integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Ndonëse kjo marrëveshje nuk u zbatua kurrë në tërësi, policë serbë dhe struktura të tëra të MUP-it që besohej se vepronin në veri, shfrytëzuan rastin të integrohen në strukturat e sigurisë së Kosovës, çka rezulton të ishte një gabim shumë i madh i politikës së kohës.

Pikërisht këto struktura të pashuara sot mbahen përgjegjëset kryesore për eskalimin e situatës në veri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje! Ka prolonguar për një kohë të gjatë një standard shumë të lartë, i cili për rrethanat e sotme mund të cilësohet si surreal.

Dikur si opozitar, lideri i partisë në fjalë – Albin Kurti, tani Kryeministër i Republikës, praninë e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës e quante fatkeqësi, ndërsa nuk e përjashtonte mundësinë e komunikimit me ta, pikërisht për faktin se ishin pjesë e kuvendit:

“Para se të arrijmë tek Lista Serbe, ne kemi serbët e tjerë që janë politikanë, përfaqësues, të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës, e njohin republikën tonë dhe e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Prandaj nuk mund të shkojmë te Lista Serbe pa takuar e kontaktuar e bashkëpunuar me këta serbë që janë autentik në përfaqësim dhe jashtë diktatit të Beogradit në veprim” – thoshte ai atëbotë në një intervistë për Anadolu Agency-në (AA).

Përgjimi, ku dëgjohet zëri i Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes! Mimoza Kusari Lila, nuk shpërfaq diçka specifike, përpos, uljes së standardeve elektorale të premtimeve, që sot duken vështirë të implementueshme.

“Jo, nuk është e vërtetë absolutisht, jo. Kurdo e ballafaqoj publikisht, kurdo mundem me e konfirmu kjo biseda e shkurtër 3-minutëshe në gjuhën shqipe në interfon në zyrën time, ka qenë vetëm një herë kjo bisedë, asnjëherë tjetër nuk ka pas as komunikim, as koordinim” – tha ajo në një intervistë për RTV Dukagjinin.

Përtej përplasjeve e spekulimeve, një fakt mbetet i pandryshuar: Lista Serbe ka muaj që tashmë nuk është pjesë e kuvendit dhe vendimi për t’u tërhequr nga legjislatura aktuale, ka të bëjë pikërisht me qëndrimet dhe veprimet e Qeverisë Kurti, në pjesën e veriut të vendit.

Por pavarësisht këtij fakti kokëfortë, analistë, politikanë, e madje edhe subjekte politike opozitare, e shfrytëzuan rastin në fjalë, për t’u pozicionuar më mirë në skenën politike:

“ Për të vërteten dhe faktimin e saj, ne shprehim mirënjohjen. Për gjendjen e rëndë të politikëbërjes në Kosovë, LDK -ja shpreh shqetësimim më të thellë.

Sepse, koordinimi i aktiviteteve politike në vend, sikurse dhe komunikimi me një person me urdhërarrest e në listë të zezë të SHBA-ve, cënon rëndë sigurinë e Republikës së Kosovës” – u tha ndër të tjera në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nxiti reagime me një status të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar kësisoj:

“Albin, me Milan Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”

EDHE NJË DITË E HARROHET GJITHÇKA

Le ta injorojmë për një çast të kaluarën, t’i kthehemi realitetit: a janë të gatshme partitë opozitare të cilat po e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje!, për premtime boshe, për populizëm, t’i injorojnë politikanët e Listës Serbe? A është dashur krerët e Vetëvendosjes, të distancohen nga veprimet e shefes së grupit parlamentar të kësaj partie? A është dashur kjo e fundit të heq dorë, si akt moral, nga kjo pozitë (të paktën)?

Biseda me Radojçiqin, në fakt, nuk e rikthen pushtetin politik të Listës Serbe në Kosovë. As nuk i liron kriminelët e arrestuar, figura të shquara të nëntokës në veri të vendit. As nuk e dorëzon Qeverinë Kurti kundrejt tendencave destabilizuese në veri, por ia dobëson imazhin kësaj të fundit.

Për këtë duket se janë të bindur edhe kundërshtarët e Albin Kurtit. Duke qenë të pafuqishëm për ta rrëzuar nëpërmjet votës së mosbesimit në kuvend dhe të vetëdijshëm për imazhin e tij të fuqizuar, shkaku i veprimeve në veri, kanë shfrytëzuar rastin për adresimin e kritikave dhe akuzave, pas publikimit të përgjimit.

I vetmi mëkat i Kusari Lilës, duket të jetë pikërisht ky: dëmtimi i imazhit të Vetëvendosjes!

Titujt e sojit: “Çfarë u fol për Radojçiçin? Publikohet audio-përgjimi mes deputetes së Vetëvendosjes me atë të Listës Serbe” – e dëshmojnë këtë tendencë.

Në debatin rreth video-përgjimit, u involvua në një mënyrë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili u shpreh shkurt dhe thjesht:

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-ve”, tha ai./FolDrejt/

*Fotografia e përdorur në ballinë, është e modifikuar. Është një sarkazmë e qëllimshme, e redaksisë.

Tags: berat buzhalaLista serbeMilan Radojciqmimoza kusari lilaSllavko Simiq
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kryeministri për Gjenocidin e Srebrenicës: Kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm

Lajmi tjetër

Rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” deri te “Parku i Lirisë” në Ferizaj, do të mbyllen për qarkullim

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM