Ligjvënësit lokalë në Meksikë kanë miratuar një projekt-ligj që do të pezullonte të drejtat prindërore për burrat nën hetim për femicid, si dhe sanksione më të ashpra për sulmet me acid ndaj grave.
Meksika përballet me një nga nivelet më të larta të dhunës me bazë gjinore në botë, dhe vrasjet e grave dhe vajzave kanë çuar në protesta të ashpra në atë vend, raporton Reuters.
Ligjvënësit në shtetin qendror të Puebla-s mbështetën njëzëri ndryshimet në ligj që do të kishin “hequr, pezulluar ose modifikuar të drejtat prindërore në rastet e femicideve”, duke nxitur brohoritje të forta në dhomë pasi u mbajt një minutë heshtje për viktimat e femicideve, transmeton Fol Drejt.