Autoritetet meksikane gjetën sot 175 emigrantë të ngecur në një rimorkio kamioni në shtetin jugor të Chiapas, njoftoi Instituti Kombëtar i Migracionit (INM).
Sipas raportimeve, në grup kishte 28 të mitur të pashoqëruar, kryesisht emigrantë nga Guatemala, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Ekuadori, El Salvadori dhe Hondurasi, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Agjentët e INM dëgjuan të bërtitura dhe përplasje nga kamioni kur ndaluan automjetin në një pikë kontrolli në Chiapas, pas së cilës panë fytyrat e emigrantëve përmes hapjeve të ventilimit./FolDrejt/