Ministria e Mbrojtjes e Meksikës njoftoi sot se ka arrestuar 16 ushtarë të cilët janë filmuar duke rrahur dhe më pas duke qëlluar pesë burra, raporton Reuters.
Të enjten, gjykata ushtarake lëshoi 16 urdhër-arreste për ushtarët e përfshirë në “krime që janë në kundërshtim me disiplinën ushtarake”, sipas deklaratës së ministrisë.
Vendimi erdhi pasi media publikoi më 6 qershor një video të marrë më 18 maj nga shteti verior i Tamaulipas që tregonte një duzinë ushtarësh që rrethonin kamionin pasi ai u përplas me një mur me shpejtësi të madhe./FolDrejt/