Autoritetet meksikane kanë arrestuar një djalë 14-vjeçar të quajtur “El Chapito” për vrasjen e lidhur me drogën të tetë personave pranë Mexico City, njoftoi sot Departamenti Federal i Sigurisë Publike.
Djali dyshohet se mbërriti me një motoçikletë dhe hapi zjarr ndaj një familjeje të varfër në periferi të qytetit të Meksikës, Chimalhuacan.
Një tjetër person u arrestua në lidhje me vrasjet e 22 janarit dhe shtatë anëtarë të tjerë të bandës u arrestuan me akuza për trafik droge, transmeton Fol Drejt.