Një autobus që transportonte emigrantë nga Venezuela, Kolumbia dhe Amerika Qendrore doli nga rruga në Meksikën qendrore dhe 17 persona humbën jetën në aksident, njoftuan sot zyrtarët e shtetit federal meksikan të Puebla.
Aksidenti ndodhi në autostradë, kur shoferi humbi kontrollin e automjetit ndërsa autobusi po shkonte në veri, me shumë gjasa drejt kufirit të SHBA-së, sipas Reuters.
Ministri i Brendshëm i Puebla, Julio Huerta tha se 15 persona vdiqën në vend, 15 u shtruan në spital, dy prej të cilëve vdiqën më vonë dhe pesë të tjerë ishin në gjendje të rëndë./FolDrejt/