Forcat meksikane të sigurisë janë në kërkim të rreth 50 emigrantëve që u rrëmbyen nga një autobus pasagjerësh, njoftuan sot autoritetet meksikane.
Autobusi, dy drejtuesit e të cilit gjithashtu mungonin, u gjet më në veri në shtetin kufitar të Nuevo Leon të martën, u tha gazetarëve presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, pa specifikuar se kur ndodhi incidenti.
Obrador tha se Garda Kombëtare ishte vendosur në përpjekje për të gjetur migrantët, raportoi Reuters./FolDrejt/