Autoritetet meksikane kanë gjetur 45 çanta me mbetje njerëzore në veri të vendit dhe aktualisht po përpiqen të përcaktojnë se sa trupa ka atje.
Çantat e gjetura në një grykë në periferi të Guadalajara përmbanin eshtrat e burrave dhe grave, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në shtetin Jalisco.
Zjarrfikësit dhe mbrojtja civile, me ndihmën e një helikopteri, kanë punuar për nxjerrjen e mbetjeve nga gryka dhe këtë gjë planifikojnë të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Mbetjet njerëzore u gjetën gjatë kërkimit për shtatë të rinjtë që u raportuan të zhdukur javën e kaluar. Ende nuk dihet nëse ata janë në mesin e mbetjeve të gjetura./FolDrejt/