Të paktën 100 njerëz vdiqën në dy javët e fundit në Meksikë për shkak të nxehtësisë ekstreme, pasi temperatura arriti pothuajse 50 gradë Celsius në disa pjesë të vendit, njoftoi Ministria meksikane e Shëndetësisë.
Më shumë se dy të tretat e vdekjeve ndodhën në javën 18-24 qershor, tha ministria.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vetëm një vdekje nga nxehtësia u regjistrua në Meksikë./FolDrejt/