Kryeministrja italiane, Giorgio Meloni, tha sot se Bashkimi Evropian duhet të jetë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për lehtësimin e rregullave të tij për ndihmën shtetërore për kompanitë.
Pas një takimi me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ajo deklaroi se qëllimi duhet të jetë mbështetja e bizneseve, në mënyrë që të shmangen rreziqet e dobësimit të tregut të përbashkët, raporton Reuters.