Kryeministrja italiane Giorgio Meloni u bëri thirrje sot liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të bëjnë më shumë përpjekje për të ndaluar imigracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar tragjedi të mëtejshme në det, pasi të paktën 67 persona humbën jetën në një anije të mbytur në brigjet e Italisë javën e kaluar.
“Është thelbësore që menjëherë të miratohen masa konkrete, të forta dhe inovative për të luftuar dhe penguar imigracionin e paligjshëm, me pagesa speciale urgjente për vendet e origjinës dhe tranzitit, në mënyrë që ato të bashkëpunojnë në mënyrë aktive,” tha Meloni, sipas Reuters.
Në një letër drejtuar liderëve të vendeve të BE-së, ajo deklaroi se është e nevojshme të menaxhohet migracioni në mënyrë të rregullt dhe të sigurt./FolDrejt/