Meloni njoftoi përbërjen e kabinetit të premten në mbrëmje dhe partnerët e saj të koalicionit do të jenë Liga e djathtë e Matteo Salvinit dhe konservatorja Forza Italia, e udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi.
Kreu i partisë Vëllezërit e Italisë, Gjorxha Meloni, ka bërë betimin si kryeministër i ri i Italisë sot para mesditës, raporton AP.
Meloni (45) bëri betimin para presidentit italian në pallatin presidencial, duke u bërë gruaja e parë kryeministre e atij vendi.