Kryeministrja italiane Giorgio Meloni tha sot se çdo paqe që nënkupton dorëzimin e Ukrainës tek forcat ruse “nuk mund të jetë paqe e vërtetë”.
Gjatë vizitës së saj në Kiev dhe bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ajo deklaroi se disfata e Ukrainës krijon rrezik për një pushtim të vendeve të tjera evropiane dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes ushtarake të Italisë për Kievin, raporton Reuters.
Meloni shtoi se Italia po kërkon të presë një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës që është paralajmëruar për në prill./FolDrejt/