Kryeministrja e Italisë e ka denoncuar fjalimin maratonë të Putinit për gjendjen e kombit si “propagandë”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Një pjesë e zemrës sime shpresonte për disa fjalë të ndryshme, për një hap përpara. Ishte propagandë”, tha Giorgia Meloni gjatë një vizite në qytetin ukrainas të Irpin.
Udhëtimi i saj në Ukrainë erdhi një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden vizitoi kryeqytetin ukrainas.
Meloni, e cila mori detyrën në tetor, kishte thënë vazhdimisht se donte të shkonte në Kiev përpara përvjetorit të 24 shkurtit të pushtimit të Rusisë. Ajo do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më vonë të martën. /FolDrejt/