Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia” që fitoi zgjedhjet parlamentare në Itali, ka siguruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Italia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër agresionit rus.
Meloni e deklaroi diçka të tillë në Twitter, duke iu përgjigjur postimit të Zelenskit që e uronte për fitoren në zgjedhje.
Congratulazioni a @GiorgiaMeloni e al suo partito per la vittoria alle elezioni. Apprezziamo il sostegno costante dell’Italia all'Ucraina nella lotta contro l'aggressione russa. Contiamo su una proficua collaborazione con il nuovo governo italiano.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 27, 2022
“I dashur Volodymyr Zelensky, ju e dini se mund të mbështeteni në mbështetjen tonë besnike për kauzën e lirisë së popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe mbani besimin tuaj të palëkundur!”- ka shkruar Meloni.
Zelensky uroi Melonin dhe partinë e saj për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin italian.
“Urime Giorgia Meloni dhe partisë së saj për fitoren në zgjedhje. Ne vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Ne mbështetemi në një bashkëpunim të frytshëm me qeverinë e re italiane”, shkroi presidenti ukrainas./abcnews.al/