Italia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtje kundër agresionit rus, edhe me çmimin e dëmtimit të vlerësimit të qeverisë aktuale, deklaroi sot kryeministrja Giorgio Meloni.
Sondazhet e fundit tregojnë se ndihma ushtarake për Kievin nuk është e popullarizuar nga votuesit, por Meloni theksoi në fjalimin e saj në Senat se qeveria “do të vazhdojë ta zbatojë atë sepse është në përputhje me vlerat dhe interesat kombëtare”, raporton Reuters.
Çështja e ndihmës për përpjekjet e luftës në Ukrainë është bërë problematike për Melonin, e cila është një mbështetëse e fortë e Kievit, ndryshe nga aleatët në qeverinë e saj të koalicionit konservator, të cilët janë shumë më ambivalent për këtë çështje, sipas agjencisë britanike./FolDrejt/