Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka menduar të shpalosë detaje interesante rreth pavarësisë së Kosovës.
Krasniqi në videon e publikuar sot ka treguar se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër.
Ai nëpërmjet videos së publikuar në Facebook ka treguar se puna është kryer nga Shyqri Namani, i cili për 16 orë punë e ka përfunduar shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë.
“Besoj se të gjithë i keni pa pamjet e artistit tonë të shquar profesor Shyqri Namani, duke shkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai ndër të tjera.
“Por a e dini se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër. Kjo pergamenë e veçantë i është bërë dhuratë shtetit tonë nga Muzeu i Londrës në Angli”, ka thënë Krasniqi, transmeton Fol Drejt.
Për më shumë mund ta ndiqni videon: